Ndryshojnë temperaturat, ja parashikimi i motit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndryshojnë temperaturat, ja parashikimi i motit

08:27 | 28 Janar 2019

Mot i ndryshushëm do të mbaj sot në vendin tonë.

Sot në Kosovë do të jetë mot me erë, me vranesira dhe reshje të pakta të shiut. Në zonat e ulëta, parashikohet një shkrirje intensive e shtreses së borës.

Temperatura më e lartë e ditës do të jetë 2 gradë deri në dhjetë gradë celsius.

Të martën, me rënien e temperaturës, shiu përsëri do të vazhdojë me borë në rajonet më të ulëta, por reshjet do të jenë sporadike dhe më pak intensive.

Të mërkurën, pjesa më e madhe e vendit do të jetë mesatarisht me re dhe pa reshje.

Komento: