Ka ndryshuar afati kalimtar i verës në Itali.
Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se afati kalimtar i verës në Itali do të hapet me 1 shtator dhe do të mbyllet me 5 tetor të këtij vitit.
Merkato duhej të hapej me një korrik dhe të përfundojë me 2 shtator, por pandemia e koronavirusit ka bërë që të shtyjë gjithçka.
Tani ekipet e Italisë do të jenë në gjendje të regjistrojnë futbollistët vetëm nga 1 shtatori deri më 5 tetor.
Gjithashtu është konfirmuar se afati kalimtar i janarit do të rihapet më 4 janar dhe do të mbyllet me 31 janar.