Ndryshon favoriti për Ligë të Kampionëve, pas ndeshjeve të para çerekfinale

10:07 | 11 Prill 2019

Ka ndyshuar kuota e bastoreve pas ndeshjeve të para çerekfianle në Ligën e Kampionëve.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve kanë ndryshuar edhe kuotat e kompanive të basteve për favoritin që ta fitojë garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Derisa Manchester City ishte favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve para se të zhvilloheshin ndeshjet e para çerekfinale, tani bastet thonë ndryshe.

Me fitoren në “Old Trafford” Barcelona është favorit për ta fituar këtë garë, derisa është kuotuar me 3.5.

Pas gjigantit katalunas renditet Liverpooli i Jurgen Kloppit me 4.75 dhe me të njëjtën kuotë Manchester City mban vendin e tretë përkundër që pësoi ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë me rezultat prej 1 me 0.

E gjasa të mëdha për ta fituar këtë garë sipas kompanive të basteve ka edhe Juventusi që është kuotuar me 5.

E gjasat më të vogla nga tetë ekipet që janë në garë sipas këtyre kompanive ka Porto, e cila është kuotuar 301.

Ndeshjet e parë përfunduan me këto rezultate

Komento: