Ndryshon formacioni i Milanit, zbulohet strategjia e Piolit për ta mposhtur Juventusin

09:34 | 19 Shkurt 2020

Në pak më shumë se dy javë, AC Milan do të luaj kundër Juventusit ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia.

Pasi takimi i parë përfundoi 1-1, kuqezinjtë kanë një sfidë të vështirë përpara vetës.

Kuqezinjtë do të duhet të futin në listë lojtarë rezervë në ndeshjen e xhiros së 25-të nëse dëshirojnë rezultat pozitivë kundër Juventusit.

Samu Castillejo, Theo Hernandez dhe Zlatan Ibrahimovic do të pushojnë para kësaj loje.
Prandaj, Stefano Pioli do të duhet të bëjë disa ndryshime në formacionin shartues të Milan.

Në mbrojtje, Diego Laxalt duhet të fillojë nga e majta për të mbuluar francezin e pezulluar.

Mbetet gjithashtu për tu parë nëse Mateo Musacchio dhe Simon Kjaer do të jenë të aftë për këtë lojë. Nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë atë, atëherë Matteo Gabbia – i cili bëri debutimin e tij në ligë për herë të fundit – do të fillojë së bashku me Alessio Romagnoli, përcjell ORAinfo.

Si zakonisht, Franck Kessie dhe Ismael Bennacer duhet të formojnë tandemin e mesfushës, duke qenë një duet i suksesshëm në javët e fundit. Kundër Juve, ata do të duhet të jenë në formën e lartë ashtu si në ndeshjen e parë.

Alexis Saelemaekers mund të jetë një surprizë në formacion, duke zëvendësuar potencialisht Castillejo në të djathtë. Sidoqoftë, Pioli gjithashtu mund të vendosë të shkojë me Hakan Calhanoglu ose Jack Bonaventura për këtë pozicion.
Edhe pse Calhanoglu ka shumë të ngjarë të fillojë në mes të treshes, ai mund të vendoset në të djathtë, duke i hapur rrugën Lucas Paqueta të fillojë pas sulmuesit.

Duke folur për sulmuesin, Ante Rebic ka shumë të ngjarë të zëvendësojë Ibrahimoviç. Kroati ka qenë shumë i suksesshëm në krahun e majtë, por gjithashtu mund të luajë një rol më qendror. Rafael Leao është gjithashtu një pretendent për spotin e Ibras.

Milan XI i mundshëm (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Gabbia (Musacchio), Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Rebic.

Komento: