Ndryshon mënyra e pagesës së ngrohjes nga Termokosi

18:37 | 24 Gusht 2020

Njoftim nga Komuna e Prishtinës, se do të ndryshoi mënyra e pagesës së ngrohjes nga Termokosi.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mënyra e pagesës së faturës së ngrohjes do të ndryshojë së shpejti.

Sipas Komunës së Prishtinës, ata që shfrytëzojnë rrjetin e ngrohtores me Tormokos do të paguajnë aq sa shpenzojnë.

“Përmes projektit PRISHTINA HEAT SAVE mënyra se si e paguajmë faturën e ngrohjes do të ndryshojë së shpejti. Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit TERMOKOS do ta paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

Komento: