Ulen temperaturat, maksimalet sot deri në 25 gradë.
Sot dita do të fillojë me mot me vranësira, në mesditë do të mbretërojë mot pjesërisht i vranët, ndërsa dita do të përfundojë me mot kryesisht të kthjellët.
Temperaturat do të lëvizin në mes 11 e 25 gradë celsius. E nesër, dita do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, por do të përfundojë me mot pjesërisht të vranët. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 14 e 29 gradë celsius.
Të premten, por edhe gjatë fundjavës, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Më shumë vranësira do të ketë të shtunën, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 11 e 13 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 25 e 27 gradë celsius.