Ndryshon moti, ja çfarë temperatura na presin këto ditë

23:13 | 27 Korrik 2019

Moti në vendin tonë do të ndryshojë.

Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu.

Ky është moti për nesër dhe ditët në vazhdim, transmeton Indeksonline.

28.07 – Nxehtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.07-30.07 – Në fillim të javës vranësira dhe intervale me diell. Të hënën herët në mëngjes priten reshje lokale shiu. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë.

Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

Komento: