Ndryshon moti, ja çfarë temperatura na presin nesër

22:39 | 25 Shkurt 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 7 gradë Celsius.

Siç njofton IHMK, reshje të dendura nuk parashikohen pasi vendi mbetet me masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 dhe 7 gradë Celsius. /ORAinfo/

Komento: