Mot i ndryshushëm do të mbajë gjatë javës që po hyjmë.
Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë, pritet që të mbajë mot jo-stabil.
Sipas “Prishtina Ëeather”, java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi. Nga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell.
Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë, që ndodhen mbi Skandinavi do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të favorizojnë mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell, shkruan lajmi.
Vala e të nxehtit që do të kaplojë Evropën perëndimore dhe qendrore do të prekë edhe rajonin tonë, por jo me temperatura ekstreme mbi 35C, siç parashihet në pjesët tjera të Evropës. Mbi vendin tonë ato do të luhaten nga 30C deri në 33C.
24.06 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend.
25.06 – Vranësira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
26.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.06-28.06 – Të enjten nxehtë, kthjellët dhe me diell. Ditën e premte nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
Në fillim të javës temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë gradualisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C, e nga dita e enjte do të rriten edhe mbi 30C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s.
Shtypja atmosferike në fillim të javës do të shënojë rritje.