Ndryshon moti, ja sa do të arrijnë temperaturat

23:16 | 31 January 2019

Nesër moti pritet të jetë me vranësira nuk pritet të ketë reshje shiu e as të borës.

Temperaturat për nesër janë parashikuar të jeni -1 deri në 10.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm të troposferës.

“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga njoftimi i IHMK-së, thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Komento: