Ndryshon moti, këto janë temperaturat

22:50 | 24 March 2019

Dita e hënë mbetet me kushte të njëjta meteorologjike, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Por nga e marta e tutje do të ketë fuqizim të masave ajrore me origjinë nga verilindja dhe veriperëndimi, kështu që përveç diellit, motin do ta karakterizojnë edhe vranësirat e dendura dhe të paqëndrueshme, ku vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, kurse në perëndim në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të lehta bore, por që sasia e përgjithshme e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë.

Kështu që vendi do të vazhdojë të mbetet me deficit të reshjeve.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-21gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, por të martën do të pësojë rënie edhe nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Komento: