Ndryshon moti! Këto temperatura na presin nesër

22:00 | 15 Shtator 2022

Shiu do të kthehet në vendin tonë.

Gjatë së premtes dhe së shtunës parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duke thënë se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë shumë reshje , duke e përfshirë tërë territorin e vendit”, njofton IHMK.

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmje10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-27 gradë Celsius”, bëhet e ditur më tej.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Komento: