Ndryshon moti, ky është parashikimi i motit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndryshon moti, ky është parashikimi i motit

16:15 | 05 Korrik 2022

Mot me diell dhe me shi për dy ditët në vazhdim.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Ndërsa, dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Komento: