Merreni çadrën me vete, këto janë temperaturat për sot.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se moti gjatë kësaj jave do të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), edhe kjo javë, pra java e fundit e muajit maj do të paraqitet e paqëndrueshme, kjo si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me shi dhe shkarkime rrufesh, shkruan lajmi.
Siç bën të ditur IHMK, reshjet më të theksuara priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa, ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.
Nuk përjashtohen kushtet që në vende të kufizuara të ketë reshje breshëri dhe stuhi.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.
Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënoj vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër në qytetet kryesore të vendit.