Ndryshon sërish moti, këto janë temperaturat

08:22 | 08 Dhjetor 2020

Parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë reshje shiu vende-vende, ndërsa në viset malore reshje bore.

Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, pa i lënë të përmendim edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve të cilat parashikohen gjatë ditëve vijuese.

Komento: