Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.
Po ashtu, reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s. /ORAinfo/