Vazhdojn pritestat.
Mijëra qytetarë serbë kanë dalur sot për të protestuar në rrugët e Beogradit kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.
Kjo ishte e shtuna e 22-të me rradhë që rrugët e kryeqytetit serb u mbushën me protestues, shkruan lajmi.
Si në të shumtën e rasteve as sot nuk munguan thirrjet për Kosovën.
Protestuesit e pyetën Vuçiqin se çka nënkupton plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën.
“Cili është plani yt për Kosovën, cka është ky delimitim i kufirit? Njerëzit duhet të dijnë se çka është kjo. Me kë e ke ndarë atë plan? Dhe ti përsëri thua: Pasojat do të jenë të tmerrshme? Cilat janë këto pasoja”, u shpreh Branislav Leçiq nga Partia Progresiste serbe.
E kujtojmë se dje, presidenti serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se plani i tij për demarkim të kufirit me Kosovën ka dështuar.