Në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë, udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka djegur sot në Beograd flamujt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Njëzet vjet pas intervenimit të NATO-s kundër Serbisë, në Beograd janë organizuar aktivitete të ndryshme për t’i përkujtuar viktimat serbe të këtyre bombardimeve. Ndonëse në Kosovë shënohet si fillim i lirisë, ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Serbi po vlerësohet si agresion.
Anëtarët e partisë ultranacionaliste të Sheshelit, Partisë Radikale Serbe, u grumbulluan të dielën në Beograd për ta shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, të cilat filluan më 24 mars të vitit 1999.
Për më tepër, pritet që zyrtarët e lartë serbë të marrin pjesë në një ceremoni përkujtuese në një qytet jugor të Serbisë, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.