Në 20-vjetorin e masakrës në Mitrovicë, familjarët e viktimave nuk lejuan zyrtarët të vendosin kurora

15:33 | 14 Prill 2019

Në Mitrovicë sot është shënuar 20 vjetori I masakrës së Kovaçve, ku rreth 30 persona u privuan nga jeta nga ushtarë të ushtrisë serbe përpara derës së shtëpisë.

Në 20-vjetorin e masakrës, familjarët e viktimave nuk kanë lejuar zyrtarët komunalë të vendosin kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore.

Familjarët kanë thënë se janë të indinjuar dhe të zhgënjyer se si po përkujtohen më të dashurit e tyre në 20-vjetorin e vdekjes.

Për më tepër, sipas tyre Komuna e Mitrovicës nuk realizoi premtimin që të ndërtohet një obilesk në shenjë përkujtimi për ta, raporton ktv.

Megjithatë, lule te pllaka përkujtimore arriti të vendos Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve.

Komento: