Në 24 orët e fundit, Gjermania shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në 24 orët e fundit, Gjermania shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

08:53 | 15 Tetor 2020

Gjermania shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit për 24 orë.

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për një ditë me 6.638 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Ky numër është më i madh se rekordi i mëparshëm, kur më 28 mars ishin regjistruar 6.294 raste, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

Komento: