Në 4 vjetorin e martesës, Milot Llalloshi kujton dasmën

09:38 | 30 Prill 2020

Milot Llalloshi kujton dasmën në 4 vjetorin e martesës.

Për këngëtarin, e njohur Milot Lalloshi dhe gruan e tij Erxhinën sot është një ditë mjaft e veçantë.

Çifti sot festojnë përvjetorin e 4-të të martesës dhe për këtë ditë Miloti ka publikuar disa pamje nga dasma , teksa i ka shoqëruar me disa fjalë të bukura.

“Në çdo moment duhesh me i fal çdo njërit dashuri e respekt, me hap zemrën në çdo aspekt pērshkak që vitet shkojnë dhe gjithçka shymet (mbyllet) mbesin vetēm këto që po i postoj tash, kujtimet! Momente që vështirë të përsëriten njësoj, ky gēzim i familjes, i prindërve dhe motrave të mija…e kujtoj me dashuri sot 4 vjet me shummm musafir, familjar, me shum shoqni, miq nga e gjithë bota që erdhën për të na nderu në dasmën tonë, pernime kjo po u perjetojka tepër mire sot kur je vet i 4’ti Ju falenderojmë edhe njēherë të gjithëve që treguat respekt dhe dashuri për familjen tonë”, ka shkruar Miloti.

Kujtojmë se, nga martesa e tyre çifit kanë dy fëmijë, djalin Priamin dhe vajzën, Romën.

Komento: