Në 5 vjetorin e vdekjes, Memli Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin

14:52 | 21 Gusht 2022

Memli Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin në 5 vjetorin e vdekjes.

Krasniqi tha se për gjeneratën e re të aktivistëve e politikanëve, Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut.

“Doktor Bajrami, si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor – ishte shembull për tu ndjekur”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje lideri i PDK-së tha se trashëgimia politike dhe atdhetare e Bajram Rexhepit, në të gjitha vitet e tij në shërbim ndaj vendit, kanë vetëm një emërues të përbashkët: shërbim ndaj qytetarëve!

“Të tillë, të përkushtuar dhe të drejtë, do ta kujtojmë përherë njeriun tonë të mirë, familjarin e dashur e politikanin e vendosur”.

“Përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona, Doktor!”, përfundoi Krasniqi.

Komento: