Në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze

13:15 | 17 Qershor 2024
ne-81-vjetorin-e-lindjes-se-ukshin-hotit,-kurti-viziton-shtepine-muze

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, ku vizituan shtëpinë suze në Krushë e Madhe.

Në shtëpinë- muze të profesor Ukshin Hotit, kryeministri Kurti ishte nën shoqërinë edhe të veprimtarëve të tjerë të cilët njohën personalisht Hotin.

Kryeministri Kurti është informuar edhe për dokumentet shtesë për çka u pritet që së shpejti të botohet një libër. Ky libër do të mbështetet dhe botohet nga Qeveria.

Lëvizja Vetëvendosje në ora 18:00 organizon tubim me strukturat veta, në sallë “1 Tetori”, në Prishtinë. Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar disa aktivitete për nder të ditëlindjes së intelektualit Ukshin Hoti./Front Online/

Komento: