Në Baden të Austrisë u festua Dita e Flamurit

20:17 | 18 November 2019

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me shoqërinë kulturore-artistike “17 Shkurti” nga Badeni, organizoi aktivitetin kulturor për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë aktivitet, i cili u mbajt në qytetin e Badenit, anëtarët e shoqërisë “17 Shkurti” u prezantuan me këngë dhe valle shqipe. Me këtë rast u recituan edhe poezi kushtuar Ditës së Flamurit.

Të pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishin përfaqësues nga MDIS-i, ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, ai i Shqipërisë,përfaqësues nga qeverisja e qytetit të Badenit, nga Kuvendi i Republikës së Niderösterreich, nga Parlamenti i shtetit austriak, nga Parlamenti Evropian dhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme.

Me këtë rast, në emër të MDIS-it, drejtoresha e DRKAKD-së, Maliqe Hashani, përgëzoi përfaqësuesit e shoqërisë “17 Shkurti” për angazhimin dhe punën që po bëjnë për promovimin e kulturës shqiptare jo vetëm te brezat e rinj, por edhe te qytetarët austriakë të këtij vendi.

Komento: