Në bazën e KFOR-it në “Arbëri” gjenden mbetje mortore

19:27 | 29 Tetor 2021

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”.

Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në Arbëri, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.

Komento: