Flamuri shqiptar në gjysmë-shtizë në bazën e NATO-s në Afganistan.
Pasi humbi jetën edhe Majori Klodian Tanushi, i plagosur në 6 Maj në Letoni gjatë çaktivizimit të minave në Letoni në bazën e NATO-s “Camp Arena” në Herat, Afganistan flamuri shqiptar është ulur në gjysme shtizë.
Kontingjenti i V-të Paqeruajtës nderon veprën sublime të dëshmoreve të rënë Letoni.
Një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit edhe nëntetarja Zarife Hasanaj e shpallur Dëshmore e Atdheut. Nga ngjarja e 6 Majit u plagos edhe rreshteri Julian Kapaj që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi fëmijëve, bashkëshortes dhe familjarëve të majorit Klodian Tanushi.
“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi. Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës”, shkroi Ruçi në mesazhin e ngushëllimit.