Në Beograd asnjë shenjë pendimi për kri*met në Kosovë, e kujtojnë vetëm “agresionin” e NATO’s, pa treguar pse?

17:08 | 24 March 2025
ne-beograd-asnje-shenje-pendimi-per-kri*met-ne-kosove,-e-kujtojne-vetem-“agresionin”-e-nato’s,-pa-treguar-pse?

Saktësisht 26 vjet më parë, NATO ka nisur fushatën ajrore ndaj caqeve të Beogradit për të parandaluar krimet dhe spastrimin etnik në Kosovë, që po kryenin forcat e Sllobodan Millosheviqit.

Edhe kaq vjet më vonë, në Beograd nuk e pranojnë se në Kosovë ka pasur krime të tmerrshme. Atje e shënojnë vetëm atë që e konsiderojnë “agresion” ndaj një shteti sovran, pa e përmendur atë që po bënin ushtria, policia dhe grupet paramilitare të sponsorisuara nga shteti ndaj shqiptarëve.

Këtë të hënë, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë që udhëhiqet nga Marko Gjuriq  në një postim në “X” në gjuhën serbe dhe angleze ka përkujtuar “rreth 2500 njerëz u vranë, mes tyre shumë fëmijë”, pa e përmendur atë që kishte ndodhur në “anën tjetër” mbi 13,500 qytetarë të vrarë e të zhdukur.

Postimi i plotë i MPJ’së së Serbisë:

U shembën spitale, shkolla, ura, monumente kulture. Njerëzit vriteshin në pragjet e tyre, në tregje, në trena, në shtretërit e spitaleve. Viktimat civile u quajtën me cinizëm “dëm kolateral”. Rreth 2500 njerëz u vranë, mes tyre shumë fëmijë.

Nuk ishte një “ndërhyrje humanitare”, por një shfaqje brutale e forcës që shënoi fillimin e shembjes së rendit juridik ndërkombëtar. Me sulmin në RF të Jugosllavisë, e drejta e forcës zëvendësoi forcën e ligjit dhe pasojat e kësaj bota po i ndjen edhe sot.

Serbia nuk ka harruar. Serbia, e cila u ekspozua ndaj agresionit në vitin 1999, sot lufton me besueshmëri të plotë morale për respektimin e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe multilateralizmit të vërtetë. Ne mbetemi konsekuent në këtë rrugë – do të jemi faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, por nuk do të heshtim përballë forcës dhe padrejtësisë. Viktimat tona meritojnë të kujtohen dhe bota meriton të vërtetën.

Komento:
loading