Në Beograd pengohet përmendja e shtetit të Kosovës

12:37 | 05 April 2019

Një incidenti i rëndë ka ndodhur në Beograd gjatë samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor.

Një grua i ka tërhequr vërejtjen njërit folës nga Kosova në Beograd që të mos e përmend fjalën shtet i Kosovës.

Sipas saj, Kosova “është krahinë e Serbisë”, njofton Klan Kosova.

Incidenti ndodhi derisa nga Qendra Inovative e Kosovës po bëhej një prezantim në një nga panelet e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Gjatë së enjtes, Kosova ishte në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd që firmosi marrëveshjen për uljen e tarifave të roamingut.

Komento: