Në Beograd sot festohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

11:03 | 27 Shkurt 2024
ne-beograd-sot-festohet-16-vjetori-i-pavaresise-se-kosoves

Kosova më 17 shkurt të sivjetëm shënoi 16 vjetorin e pavarësisë së saj.

Shtetësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 117 shtete, por jo edhe Serbia fqinje.

Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj të marte, edhe në kryeqytetin e Serbisë do të shënohet përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizimi do të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Aty i ftuar është edhe Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Ai njoftoi për këtë organizim. Lutfiu tek autori Enis Reçica, tha se organizimi bëhet nga ana e ambasadorit Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

Luftiu,  bëri me dije se ky është viti i dytë që po shënohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd nga e njëjta zyre.

Komento: