Në Brazil të dashuruar pas Ancelottitml: “Ku zbarkon ai, vjen fitorja”

19:54 | 05 July 2023

“Ku zbarkon ai, vjen fitorja”, në Brazil të dashuruar pas Ancelottit.

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Italiani i njohur, i cili ka vendosur rekorde të jashtëzakonshme si trajner, do të marrë zyrtarisht drejtimin e pesë herë kampionëve të botës në qershorin e vitit 2024.

Një lajm i tillë është pritur me entuziazëm të madh në tokën e futbollit, me tifozët “seleçao” që besojnë se Ancelotti është personi i duhur për të rikthyer skuadrën e tyre të zemrës në majën e botës.

Të lumtur janë edhe emra si Ronaldinho, por edhe Neymar, Rodrygo dhe Richarlison. “Trajner i shkëlqyer dhe mik i madh. Besoj se Ancelotti do t’i japë shumë Brazilit, sepse ai ka shumë eksperiencë”, deklaroi Dinho.

I cili punoi me teknikun emilian te Milani. Nuk mungojnë edhe fjalët e Neymar: “Ancelotti ka fituar gjithçka. Kështu që, patjetër që do të na mësojë shumë gjëra për të mbërritur te fitorja”.

Optimist edhe Rodrygo, i cili e ka si trajner te Realit i Madridit. “Aty ku zbarkon ai vjen fitorja. Ancelotti mund të sjellë suksesin e tij në ekipin kombëtar. E kemi të qartë që Brazili duhet të fitojë gjithmonë”.

Në fund Richarlison, i cili ka një lidhje speciale me 64-vjeçarin që prej kohës kur punonin së bashku tek Evertoni. “Carlo më ka ndihmuar shumë tek Evertoni. Fillova të shënojë pa pushim.

U bëra edhe miku i tij. Carlo më ftonte edhe në shtëpinë e tij. Ndihesha sikur isha djali i tij”, përfundoi sulmuesi i Tottenhamit dhe numri 9 i Brazilit.

Komento: