Në Britani të Madhe stërviten ushtarët ukrainas

16:34 | 10 Korrik 2022

Ushtarët ukrainas stërviten në Britaninë e Madhe.

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se grupi i parë i ushtarëve ukrainas, shumë prej të cilëve nuk kanë përvojë të mëparshme ushtarake, kanë mbërritur për stërvitje luftarake atje.

“Disa qindra rekrutë janë në të gjithë Britaninë si pjesë e synimit të Mbretërisë së Bashkuar për të trajnuar 10 mijë ushtarë ukrainas në përdorimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës dhe taktikat e patrullimit”, tha ministria.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace tha se duke përdorur ekspertizën e klasit botëror të Ushtrisë Britanike, do të ndihmojnë Ukrainën të rindërtojë forcat e saj, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.

Ndryshe, ky trajnim është pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje për Ukrainën.

Komento: