Në Brod të Shtërpcës, roja i pyllit sulmohet fizikisht

09:03 | 07 Prill 2024
ne-brod-te-shterpces,-roja-i-pyllit-sulmohet-fizikisht

Një roje pylli në fshatin Brod të Shtërpcës ka bërë të ditur se e kanë sulmuar fizikisht dy persona, të shtunën.

Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarit e kishin penguar të kryente detyrën zyrtare, si dhe e kanosën edhe verbalisht, pos sulmit fizik.

Rasti në fjalë është duke u hetuar.

Komento: