Në burgjet e Kosovës nuk gjendet asnjë zyrtar i lartë për korrupsio

09:52 | 11 Dhjetor 2018

Asnjë zyrtar i lartë nuk gjendet prapa grilave për korrupsion sepse thuhet se sistemi është i kapur nga politika.

Qindra raste të kualifikuara si pjesë e luftimit të korrupsionit janë në duart e prokurorisë dhe gjykatave, por ky angazhim nuk ka mjaftuar që Kosova të marrë notë shumë pozitive për sa i takon luftimit të kësaj dukurie. Bazuar në raportet e ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, luftimi i kësaj dukurie vlerësohet se mbetet ende në një shkallë mjaft të ulët.

Megjithatë, përfaqësuesit e sistemit gjyqësor në Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se nga puna e bërë në drejtim të luftimit të korrupsionit ka rezultate pozitive.

Gjyqtari Agim Maliqi, anëtar i komisionit për implementimin e planit të veprimit për zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit, tha se janë më shumë se 500 lëndë për të cilat janë marrë apo pritet të merren vendime në gjykata.

“Në të gjitha gjykatat në punë janë 276 lëndë, kurse të pranuara janë 262 lëndë. Kjo do të thotë se kemi një numër më të madh të lëndëve të përfunduara sesa ato që janë në proces. Ka shumë raste të personave që janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe dënim me burgim dhe këta persona janë duke vuajtur dënimet në qendrat përkatëse korrektuese”, tha Maliqi.

Komento: