Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

09:54 | 15 Nëntor 2023
ne-dhomat-e-specializuara-te-kosoves-ne-hage-vazhdon-procesi-gjyqesor-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve

Gjatë ditë së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Dje si dëshmitar i radhës është paraqitur Shefqet Kabashi.

Shefqet Kabashi ishte dënuar me dy muaj burgim pasi që kishte refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorit si dëshmitar në rastin ndaj Haradinajt.

Ai është kapur me Prokurorinë duke thënë se nuk do të bashkëpunojë me ta.

“Ku po më çon mua kjo gjë? Gjykatësit e dinë se çka kam hequr unë pas gjithë këtyre viteve. Gjykatësi e di dhe ju i keni thënë migracionit këtu që kam bashkëpunuar me terrorizmin dhe kanë revokuar dokumentet e mia”, tha ai.

Komento: