
Në ditëlindjen e tij të 60-të, Erolld Belegu, ka bërë një surprizë të paharrueshme për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti.
Çifti është bashkë prej një kohe dhe gjatë kësaj periudhe kanë shijuar çdo moment të kaluar së bashku, duke ndërtuar një lidhje të fortë dhe të mbushur me dashuri.
Mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe një atmosfere magjike, Erolld u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij.
Përgjigjja nuk vonoi dhe ishte ajo që të gjithë prisnin: një “PO”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre të përbashkët.
“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi krahas postimit.
Ky moment i ëndrrave u bë viral dhe ka emocionuar ndjekësit e tyre, duke treguar dashurinë dhe lumturinë që çiftit i sjell bashkëjetesa e gjatë dhe përvojat e përbashkëta.
Dyshja njoftuan për lidhjen e tyre në mars të vitit 2024 dhe pas dy vitesh, ata u bënë ‘burrë dhe grua’.
Si për Erolldin ashtu edhe për Diolën, kjo është martesa e dytë, pas marrëdhënieve të kaluara nga ku edhe kanë fëmijë.
