Në ditëlindjen e saj, Ariana publikon foton me të ëmbël shtatzënë

20:11 | 18 May 2019

Ariana publikon një foto të ëmbël.

Ariana Fejzullahu është në pritje të fëmijës së katërt.

Ariana Fejzullahu bashkëshortja e Ermal Fejzullahut me foton e publikuar ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së katërt, shkruan lajmi.

Në foton e ndarë ajo shfaqet me një fund të ngushtë që i tregon lehtësisht barkun e rrumbullakosur.

Dita e sotme ka edhe një kuptim të veçantë për të, pasi sot Ariana feston ditëlindjen e saj dhe bashkëshorti i saj Ermali i ka bërë një urim shumë të veçantë.

“Ndodh ndonjëherë si sot që unë kujtohem dhe kuptoj se jam njeriu më me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ermali në fotografinë e publikuar.

Komento: