Në ditën e fundit të transferimeve Bayern Munich ka goditur në transfer.
Bayern Munich ka arritur që ta kryej një transferim të madh pak orë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
Sot, faqja zyrtare e Bayern kanë njoftuar se skuadra ka arritur marrëveshje me reprezentuesin e Amerikës, Taylor Booth, transmeton lajmi.
Mesfushori sulmues ka nënshkruar kontratën prej tri vite e gjysmë. Booth do t’i bashkohet skuadrës U-19 të Bayern.
17 vjeçari do të jetë edhe pjesë e stërvitjeve të skuadrës U-23, të cilat do të mbahen në kampin dimëror në Dallas.
Ardhja e Booth ishte pak pasi skuadra njoftoi për nënshkrimin me Chris Richards, i cili luante me skuadrën e Dallas.
Bayern duket se ka fokusuar skautët në tregun e Amerikës, dhe nga atje po rekruton talentët e rinj.