Kosova shënoi Ditën e të Zhdukurve, ku u bë thirrje që çështja e të pagjeturve të merret më seriozisht.
“Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe UNDP-së në Kosovë, kanë organizuar konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.
Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, tha se si vendorët, ashtu edhe ndërkombëtarët nuk po e marrin seriozisht fatin e të pagjeturve.
“Ne si qendër burimore kemi ardhur në përfundim se nuk po merret seriozisht çështja e të pagjeturve as ndërkombëtarët e as vendorët, në Kosovë asgjë nuk është bëtë fshehurazi,ndërkombëtarët na kanë me shumë borxh pasi ata kanë imazhe satelitore. Janë marrë vendime dhe as Prishtina as Beogradi nuk kanë marr përgjegjësi na kemi meni shty proceset përpara”, tha ai.
Edhe Millorad Trifuniviq, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur po ashtu tha se çështja e të pagjeturve nuk po merret seriozisht.
“Ne kurrë nuk do të ndalemi deri sa të gjejmë edhe personin e fundit, interesimin politikanëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon mendimi personal nuk është i mjaftueshëm dhe nuk janë të interesuar të zgjedhur fatin e të zhdukurve, ambasadori Kosnett ka bërë me shumë se secili politikan në rajon. Fati i atyre familje që kanë mbetur pa më të dashurit është shumë pikëlluese. Unë dhe zotëri Qerkini jemi që të aprovohet edhe një ligj, jo vetëm të zbardhet fati i të zhdukurve”, tha ai, raporton EO.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, tha se Kosova dhe Serbia nuk duhet të keqpërdorin fatin e të zhdukurve dhe duhet të mbajnë zotimin që kanë dhënë në Samitin e Londrës që të mos politizohet kjo çështje.
“Pajtohen çka tha Bajrami, mbeten 1653 të pagjetur duhet të bëjmë çmos për të zbuluar fatin e tyre pa dallim, kjo është një çështje e vështirë për të diskutuar, është një zotin prej jush është një zotim prej jush. Qeveria e mendon qe ne të gjithë që kemi fuqi të bëjmë çmos për të zbuluar fatin e të zhdukurve dhe për të diskutuar për fatin e të zhdukurve në Kosovë”. “Qeveritë në Ballkan në Samitin e Londrës kanë dhënë premtim që nuk do të keqpërdorin këtë çështje. Kosova edhe Serbia të mbajnë zotimin që kanë dhënë të mos politizojnë këtë çështje, dhe të trajtojnë çdo person të zhdukur”, tha ai.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përparimin në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Ka suksese për t’u përmendur. Puna ndëretnike nga qendra burimore është unike sepse i bashkon. Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet për përparimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”, tha ambasadori Konsett.
Edhe Pauline Menthonnex Gacaferri, nga ambasada zvicerane në Kosovë, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Zvicra u bënë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe serbi të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, tha ai.
Kosova shënon 30 gushtin me 1 mijë e 650 persona të pagjetur nga lufta e fundit.