Ish ushtari i UÇK’së, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka bërë një gjest interesant.
Hazir Berisha, ka pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës që të ta largojë këtë uniformë që e mbajti në luftë dhe pas saj.
Konsideron se tash Kosova është e sigurte.
Ish-luftëtari i UÇK’së thotë se është i lumtur që arriti tash të shoh Ushtrinë e Kosovës.
Këtë ndjenjë e kanë secili prej qytetarëve të Kosovës të cilët me vite kanë pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Ata në forma të ndryshme kanë festuar 14 dhjetorin; ditën kur Kosova u bë me ushtri.