Në ditën e ushtrisë, ish-ushtari bën një veprim të papritur

20:43 | 14 Dhjetor 2018

Ish ushtari i UÇK’së, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka bërë një gjest interesant.

Hazir Berisha, ka pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës që të ta largojë këtë uniformë që e mbajti në luftë dhe pas saj.

Konsideron se tash Kosova është e sigurte.

Ish-luftëtari i UÇK’së thotë se është i lumtur që arriti tash të shoh Ushtrinë e Kosovës.

Këtë ndjenjë e kanë secili prej qytetarëve të Kosovës të cilët me vite kanë pritur krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata në forma të ndryshme kanë festuar 14 dhjetorin; ditën kur Kosova u bë me ushtri.

Komento: