Matthijs de Ligt pritet të shumë shpejt të zyrtarizohet të Juventus.
Në momentet kur pritet zyrtarizimi i transferimit të Matthijs de Ligt tek Juventus, skuadra e Barcelonës ka ndërhyrë me një ofertë të fundit për lojtarin.
Barcelona ka bërë tentimin e fundit për nënshkrimin e De Ligt, kur lojtari pritet të zbres në Torino.
Mbrojtësi i Ajax ka arritur marrëveshje personale me ‘Biankoneri’, dhe gjithashtu skuadrat janë pajtuar për transferimin e lojtarit për 65 milionë euro plus bonuse.
Por, sipas ‘Mundo Deportivo’, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka telefonuar De Ligt personalisht dhe i ka kërkuar të takohen, transmeton lajmi.
Holandezi ka kërkuar që për këtë situatë të njoftohet agjenti i tij Mino Raiola, i cili ka thënë se ky takim mund të ndodh vetëm nëse Barca barazon ofertën e Juves.
Gjithsesi, mediet italiane sot kanë raportuar se lojtari pritet të zbres në Torino për të nënshkruar marrëveshjen me Juventus.