
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me breshër, që goditi sot fshatin Drenovc të Malishevës, ka shkaktuar situata të pazakonta dhe dëme materiale.
Pamjet e publikuara nga Meteo Ballkan tregojnë se sasia e madhe e breshrit ka depërtuar edhe brenda një shtëpie, duke mbuluar pothuajse tërësisht dyshemenë e banjës.
Në fotografi shihet se breshri ka arritur deri te ulësja e tualetit, ndërsa hapësira është mbushur me copa akulli, duke dëshmuar intensitetin e jashtëzakonshëm të stuhisë.
Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për shkak të skenës së pazakontë të krijuar nga moti ekstrem.
Deri më tani nuk dihet nëse si pasojë e kësaj stuhie janë shkaktuar dëme të tjera materiale në zonë, ndërsa reshjet e dendura të breshrit kanë prekur edhe pjesë të tjera të rajonit. /Telegrafi/