Në duar të kujt është buxheti?

21:03 | 01 Shkurt 2019

Të shtunën pritet të mbahet seancë në Kuvendin e Kosovës.

E para vetë do ta kenë një rend dite me pika shumë të rëndësishme.

Ndër pikat më të rëndësishme në këtë seancë do të jenë, Projektligji për Zyrtarët e Publik e po ashtu do të trajtohet edhe Projektligji për Pagat.

E në rend dite është edhe Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë, për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Por, pika më e rëndësishme duket të jetë ligji për buxhetin.

E ky rend dite i është përshtatur kërkesave të Partisë Social Demokrate, që kanë qit kushte për të votuar buxhetin.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe zyrtar të kësaj partie.

“Pjesë e këtyre kërkesave është edhe shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo”, ka thënë DEK. Natyra Kuçi – zëdhënëse e PSD-së.

E nëse ai nuk shkarkohet, PSD nuk do të votoj pro ligjit për buxhetin.

“E nëse të shtunën nuk miratohet Projekt-Buxheti atëherë institucionet nuk do të mund të bëjnë asnjë shpenzim”.

Komento: