Në duart e kujt është e ardhmja e Bale!?

22:24 | 01 Gusht 2019

Vazhdon të mbetet ende e paqart e ardhmja e Bale.

Ylli uellsian, i cili paraqitet me Real Madrid, Bale, është para një udhëkryqi të madh në karrierën e tij.

Lojtari nuk pëlqehet aspak nga Zinedine Zidane dhe kësisoj i është bërë me dije se mund të largohet nga skuadra, sa më parë.

Por, kur mundësia erdhi për lojtarin që të largohej drejt Kinës, skuadra bllokoi transferimin e tij, duke i mohuar lojtarit fitime marramendëse.

Sipas raportimeve të ‘AS’, lojtari tashmë nuk do të bëjë asnjë lëvizje për të gjetur skuadër të re.

Ai do të lë gjithçka në duart e skuadrës, e cila tani duhet të merret me të ardhmen e uellsianit, i cili më parë kishte deklaruar se është i gatshëm të qëndrojë në stol, ose po të jetë nevoja të luaj golf, dhe të fitojë paratë që i takojnë me kontratën.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë ‘drama’ Bale.

Komento: