Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës arreston 2 persona

18:16 | 09 Janar 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona në dy raste të ndara, njofton Front Online.

Në rastin e parë, në Gjilan rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K. pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.

“Me date  09.01.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit PolicorVITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K.,  (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të prokurorisë themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, në rastin e dytë njësiti  FAST me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk  I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje.

“Me datë  09.01.2024, rreth orës 14:30, njësiti  FAST,  pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk  I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim”, thuhet në njoftim.

“Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore ne Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë”, thuhet tutje në njoftimin nga Policia e Kosovës./Front Online

Komento: