
Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së bashkatdhetarit nga fshati Zaplluxhe, Asllan Musliu.
Musliu vdiq aksidentalisht, pas një incidenti në një punishte në Vjenë të Austrisë
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe të gjithë të afërmve! Humbja e një jete të re është një plagë e rëndë për familjen dhe për gjithë shoqërinë tonë”, shkroi Xheladini.
