Në Emona Center shitet mish i prishur!

11:15 | 29 March 2019

Mish i prishur vazhdon të shitet nëpër rrjetet e marketeve të mëdha në Kosovë.

Një rast të tillë e ka raportuar edhe gazetarja Adriana Kabashi, e cila ka thënë se mishi i firmës Perutina që ka blerë në Emona Center i ka dalë i prishur, ani pse në paketim shkruante se kishte afat.

Përvec të tjerash, ajo ka thënë se ky nuk është rasti i parë që është përballur me këtë problem.

Ja reagimi i plotë i saj:

Nuk eshte hera e pare qe blej mish te fresket te paketuar, te firmes Perutnina. E blej sepse besoj ne cilesine e prodhimeve sllovene.

Dhe sot nuk eshte hera e pare qe mishi i pules doli i prishur dhe me ere te keqe.

Heren e pare e bleva ne Viva Fresh te rrethi i lagjes se Spitalit, ndersa pak kohe pas ngjarjes, mediat njoftuan per ‘ripaketimin’ qe keto supermarkete po u bejne prodhimeve me afat te skaduar. Po ate dite, nje nga punetoret e supermarketit me tha se faji nuk ishte i tyre, por i distributoreve te ketij mishi, Kosmonte Food, nje firme kjo kosovare qe e paketon mishin, e si duket edhe ripaketon kur i skadon afati! Ne Viva Fresh m’i kthyen parate per tri paketimet e bleme dhe une ju thash se spo e lajmeroj rastin me besimin se s’do te perseritet. Keshtu jemi ne, presim mu perserit!

Pas rastit te pare kur bleva mish te prishur qe afatin ne paketim e kish ne rregull, vendosa te blej mish pule nga prodhues kosovare.

Por disi bindja e ideja se produktet sllovene jane cilesore, me pati bere te harroja ‘incidentin’ e kaluar.

Sot hapa paketimin e mishit te blere pardje, afati i te cilit, sic shkruan ne paketim, skadon me 31 mars. Kete here e bleva ne Emona center. Era e keqe e mishit nuk me la vend per dilema e dyshime :((( Mishi i prishur i cili mesiguri eshte ripaketuar serish! Prodhuesi i njejte, distribuesi i njejte, supermarketi tjeter!

Po trishtohem se me sa lehtesi shitesit, distributoret, tregtaret, na shesin mallera e ushqime qe rrezikojne jeten tone!

Ndersa inspektorati ose eshte i korruptuar, ose eshte ne gjume… ose nuk ekziston fare! Ska cka debatohet ketu per gjerat qe duken ashiqare!

Por edhe nje gje dihet: ne qytetaret e ketij vendi, paguajme qe shtetin, rregullin dhe kujdesin per sherbimet te na e bejne profiteret qe nuk zgjedhin menyra e mjete me fitue!

Komento: