Në Esenler të Stambolli u hap kursi i gjuhës shqipe

16:36 | 25 October 2019

Në kuadër të mësimit të gjuhës shqipe, me iniciativë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Esenler Rumelililer Dernegi”, në Esenler të Stambollit filloi punën kursi i parë i gjuhës shqipe.

Të theksojmë se në këtë pjesë të Stambollit jeton një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, prandaj edhe nga ky kurs do të përfitojnë të gjithë ata që janë të interesuar ta mësojnë shqipen.

Këtë kurs dhe të tjerë që do të hapen, MDIS-i do t’i mbështetë në vazhdimësi.

Komento: