Rrahmani e merr një lajm të mirë në festat e fundvitit.
Amir Rrahmani i ka dhënë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj.
Futbollisti kosovar është duke ushtruar fort për t’u kthyer aty ku e kishte lënë, si një lider i vërtetë i Napolit.
Trajneri Luciano Spalletti në fakt do të mundë të llogarisë në përfaqësuesin kosovar për super-sfidën e 4 janarit kundër Interit, shkruan “Sportitalia”, përcjell Gazet Express.
Ndeshja që do të luhet në San Siro do ta hapë pjesën e dytë të sezonit dhe do të jetë mjaft e rëndësishme për napolitanët, të cilët synojnë të shpallen kampionë në këtë sezon.
Rrahmani kishte pësuar tërheqje muskulore në ndeshje me Cremonesen dhe nga ajo kohë s’kishte mundur ta ndihmonte ekipin napolitan, i cili megjithatë e pati një ecuri pozitive, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, me rikthimin e kapitenit të Kosovës, mbrojtja e Napolit do të jetë më e sigurt.