Në fillim nuk donin ta shihnin me sy, sot po adhurohet nga fansat e Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në fillim nuk donin ta shihnin me sy, sot po adhurohet nga fansat e Milanit

15:05 | 24 Dhjetor 2018

Tiemoue Bakayoko, është duke kaluar një periudhë mjaft të rëndësishëm huazimin në Milan.

Pasi u kritikua në mënyrë rutinore për shfaqjet e tij në Chelsea, ky veprim i ofroi atij mundësinë për të provuar përsëri cilësinë e tij dhe potencialisht te ekipi rossonerë përcjell ORAinfo.

Gjatë një interviste në tetor, shefi i Milanit Gennaro Gattuso tha: “Bakayoko duhet të ndihmohet, pasi ai po lufton të arrijë diçka.

“Ne duhet të bëjmë më shumë punë me të në trajnim.Ai ka qenë këtu për dy muaj dhe ende nuk kemi arritur të kuptojmë lëvizjet”, ka thënë trajneri italian.

Megjithatë, kjo ishte dy muaj më parë dhe Bakayoko e ka kthyer formën e tij në mënyrë dramatike, duke marrë lëvdata nga mbështetësit e Milanit.

Performanca brilante në përplasjet me Juventusin dhe Lazion tërësisht e hodhi poshtë kujtimet e atij fillimi të mundimshëm./ORAinfo/

Komento: